Ndihmë
Udhëzime të shkurtra për përdorimin e platformës
Kjo faqe është menduar për pyetjet më të zakonshme: kërkimi i pronave, krijimi i shpalljeve, ruajtja e favoritesh dhe komunikimi me publikuesin.
Si të shtosh një pronë, hap pas hapi
Procesi i krijimit të një shpalljeje është i ndarë në katër hapa kryesore. Mund t'i ndiqni të gjitha brenda pak minutash.
1. Krijo një llogari ose identifikohu
Për të shtuar një shpallje duhet të kesh një llogari. Klikoni "Identifikohu" lart-djathtas dhe përdorni opsionin "Krijo llogari" nëse nuk keni një. Ju nevojitet email i vlefshëm dhe një fjalëkalim që të plotësojë kërkesat e sigurisë. Pas regjistrimit, identifikohuni dhe do të dërgoheni automatikisht në hapin e ardhshëm.
2. Krijo shpalljen e re
Hap "Shto pronë" nga menuja kryesore ose nga paneli juaj. Plotësoni titullin, përshkrimin, llojin e pronës (apartament, vilë, garsioniere, etj), llojin e shpalljes (shitje ose qira), çmimin, sipërfaqen, numrin e dhomave dhe banjove. Disa fusha janë të detyrueshme dhe shfaqen me shenjuesin përkatës. Mund të ruani edhe një draft për ta përfunduar me vonë.
3. Ngarko fotot dhe vendndodhjen
Shtoni të paktën një foto të qartë (preferohen 3-5 foto profesionale që tregojnë pamjen e jashtme dhe të brendshme). Vendosni qytetin, zonën/lagjen dhe adresën e saktë. Nëse dëshironi, shënoni vendndodhjen në hartë për t'u shfaqur saktësisht në pamjen Hartë. Mund ta bëni shpalljen anonime nëse nuk doni që emri juaj të shfaqet publikisht.
4. Dërgo për miratim
Pasi të keni plotësuar të dhënat dhe shtuar fotot, klikoni "Dërgo për miratim". Shpallja kalon në radhën e moderimit. Çdo shpallje shqyrtohet nga ekipi ynë përpara se të shfaqet publikisht, zakonisht brenda 24-48 orësh. Do të merrni një njoftim kur shpallja të jetë miratuar ose nëse kërkohen ndryshime. Shpalljet e miratuara mund t'i ndryshoni edhe me vonë - pas çdo ndryshimi të rëndësishëm ato kalojnë përsëri në radhën e miratimit.
Pyetje të tjera të shpeshta
Si të kërkosh prona
Përdor faqen Pronat, filtro sipas qytetit, llojit të shpalljes dhe çmimit. Mund të klikosh vendndodhjen për ta hapur direkt në Google Maps.
Si funksionojnë mesazhet
Kur dërgon një pyetje për një pronë, biseda ruhet në panelin tend. Publikuesi mund të përgjigjet aty dhe platforma mund të njoftojë me email kur ka mesazh të ri.
Qëndrimi i identifikuar
Sesioni ruhet me cookie të sigurta dhe refresh token, kështu që normalisht nuk ke nevojë të futesh përsëri pas disa orësh. Ne konfigurimin aktual lokal, sesioni mbahet për disa ditë.
Favoritet dhe anonimiteti
Mund të ruash shpalljet në favorite. Nëse një pronë është anonime, emri i publikuesit nuk shfaqet publikisht dhe kontakti bëhet vetëm përmes platformës.
Këshillë për shpalljet me qira
Për momentin, një shpallje me qira ruan çmimin si çmim mujor. Nëse ke kushte shtesë, rregulla ose dokumente që duhen para marrëveshjes, vendosi qartë në përshkrim dhe sqaroji edhe në bisedë me interesuarin.